Maqedoni
Investime të reja të Çarshinë e Vjetër, do të bëhet restaurimi i kalldërmit
14.04.2026 15:52
Ndërkohë, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka nisur rikonstruimi i rrugës së “Samarxhinjve"...

Ndërkohë, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka nisur rikonstruimi i rrugës së “Samarxhinjve”, si dhe pesë degëzimeve dhe rrugëve përreth. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se kjo rrugë do t’i nënshtrohet një rikonstruimi të plotë në një sipërfaqe prej 1.567 metra katrorë.
Sipas projektit, do të bëhet restaurimi i kalldërmit me gur travertin, me qëllim ruajtjen e pamjes autentike të Çarshisë, po ashtu parashikohet modernizimi i infrastrukturës nëntokësore, ndërsa do të vendoset edhe ndriçim i ri rrugor në stil tradicional.
Investimi për këtë projekt kap vlerën prej 28.7 milionë denarësh.
“Ky është projekti më i madh i këtij lloji në Çarshinë e Vjetër në më shumë se 50 vjet. Ndërhyrjet e fundit serioze datojnë nga vitet 70-ta dhe sot ne po ndërhyjmë me përgjegjësi duke ruajtur identitetin, por duke ndërtuar standarde të reja. Çarshia e vjetër duhet të jetë motor ekonomik, pikë referimi për turizmin dhe hapësira ku zejtarët dhe bizneset zhvillohen fuqishëm.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
FLORIJE KAMBERI
