Botë
Edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, Rama: Bëhuni pjesë e rrugës drejt BE-së
14.04.2026 16:28
Në Samitin e 4-të të Diasporës që po mbahet për tre ditë rresht në Tiranë...

Në Samitin e 4-të të Diasporës që po mbahet për tre ditë rresht në Tiranë, kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata ndodhen.
Duke u ndalur në Maqedoninë e Veriut, Rama theksoi se askush nuk duhet ta harrojë që shqiptarët janë një faktor shtetformues.
Në të njëjtën linjë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli për gjuhën shqipe, duke mbështetur edhe kërkesën e studentëve në protestën e fundit të mbajtur në Shkup.
Në këtë samit, Maqedonia e Veriut përfaqësohet nga Afrim Gashi - kryetar i Kuvendit dhe Fatmir Limani - ministër për Politikat Sociale, Demografinë dhe Rininë. Pjesë është edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, dhe disa ministra, ndërsa Mali i Zi nga ish-kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviq.
LULJETA NDOKA
