Maqedoni

Arabia Saudite dhuroi 25 ton hurma, BFI do t’i shpërndaj përmes myftinive

14.04.2026 17:12

BFI ka pranuar 25 tonelatave hurma nga qendra e mbretit Selman...

BFI ka pranuar 25 tonelatave hurma nga qendra e mbretit Selman gjegjësisht ambasadës së Arabisë Saudite. Kreu u BFI-së me këtë rast theksoi se kjo është një dhuratë e madhe dhe njëkohëssiht ndihmë, si dhe afrim mes Mbretërisë së Arabisë Saudite me myslimanët e RMV-së.
 
“Kjo tregon edhe kujdesin e mbretërisë së Arabisë Saudite ndaj gjithë njerëzve të Republikës sonë, të shtetit tonë, si dhe pjesëtarëve të Islamit. Ndarja e 25 tonelatave të hurmeve do të jetë e ndarë në të gjithë territorin e RMV-së, edhe atë pa marrë parasysh përkatësinë edhe fetare edhe kombëtare, kështuqë e gjithë kjo ndihmë apo kjo dhuratë prej 25 tonelatave hurma është inspirim i paqes tolerancës, bashkëjetesës dhe afrimit në mes njerëzve”, deklaroi kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai. 
 
Fetai poashtu shprehu mirënjohje dhe falenderim mbretinë e Arabisë Saudite dhe theksoi se hurmat do të ndahen nëpërmjet 13 degëve të myftinisë dhe ato në bazë të listave që posedojnë do të bëjnë ndarjen prej ditës së nesërme.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI