Botë
Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale
14.04.2026 18:52
Peter Magyar, udhëheqësi i ardhshëm i Hungarisë, planifikon të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale...

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që po largohet nga tribunali, i cili ndjek penalisht individë të akuzuar për krime lufte.
Vitin e kaluar, Viktor Orban filloi procesin për t’i dhënë fund anëtarësimit të Hungarisë në gjykatën me seli në Hagë dhe për t’u bashkuar me SHBA-në, Rusinë dhe Izraelin, ndër vendet e tjera që nuk e njohin GJPN-në.
“Unë mund të them që kemi një raport special mes Izraelit dhe Hungarisë. Hungaria është shtëpia e një komuniteti të fortë çifut.
Një nga më të mëdhatë në Europë, e cila fatmirësisht jeton në paqe dhe e sigurt. Hungaria ka zero tolerancë ndaj të gjitha formave të antisemitizmit dhe do vazhdojë ta ketë edhe në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë ne nuk do të bëjmë atë që qeveria e Orbanit ka bërë.
Ne do të rifillojmë aksesin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pasi besojmë se kjo është në interesin e të dyja palëve, të komunitetit internacional dhe të Hungarisë”, tha Magyar.
