Maqedoni

Importi i miellit rritet dyfush, mullintë me masa për tejkalimin e situatës

08.06.2015 13:32

Të ndalohet importi i miellit nëse etiketa kontrolluese është më e vjetër se 30 ditë...

Të ndalohet importi i miellit nëse etiketa kontrolluese është më e vjetër se 30 ditë dhe të subvencionohen prodhuesit e grurit për një kilogram të dorëzuar te blerësi i licencuar, propozon grupacioni i industrisë së mullinjve - furrave pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen anëtaret e saj.
 
Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike, gjendja në industrinë e mullinjve-furrave është alarmuese.
 
Importi i miellit shënon rritje të dyfishtë, cilësia e grurit gjithashtu paraqet problem, përpunuesit punojnë me kapacitet të zvogëluar, ndërsa një pjesë e tyre veçmë i kanë mbyllur objektet.
 
"Rrezik më i madh për mullisët e Maqedonisë është jokonkurrenca e tyre, gjegjësisht mundësia të konkurrojnë me çmimet e miellit nga importi për ç'arsye që drejtpërdrejtë janë rrezikuar edhe bujqit.
 
Shkak për këtë janë çmimet jotregtare të grurit vendor dhe cilësia e saj" theksoi Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.
 
Grupacioni i mullisëve kërkon, theksoi Ristovksi, të zbatohet edhe rregullorja e miratuar për cilësi të miellit gjatë importit që nënkupton të mos lëshohet miell i importuar në qarkullim derisa Agjencia për Ushqim nuk jep leje pas marrjes së analizave për cilësi.
 
Që të përmbushen nevojat nga mielli. Maqedonisë i nevojiten 13.563 tonë në muaj apo mbi 30 mijë tonë grurë.
 
Të dhënat nga terreni tregojnë se 65 për qind nga mielli i nevojshëm e prodhojnë mullinjtë e Maqedonisë ndërsa pjesën tjerët prej 35 për qind importohet, më shumë nga fiqinjësia
 
Nga sasitë e përgjithshme të gruriit megjithatë, rreth 60 për qind është importuese.
 
Në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike u promovua edhe laboratori i parë i akredituar për kontrollin e cilësisë së grurit dhe miellit. Ky obligim në pajtim me rregulloren hyri në fuqi nga 1 janari i këtij viti./mia