Qindra të zhdukur pas përmbytjes së një varke me refugjatë në Detin Andaman
Të paktën 250 persona, përfshirë gra dhe fëmijë...

Të paktën 250 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në Detin Andaman pranë brigjeve të Bangladeshit.
Sipas raportimeve, pasagjerët në anije ishin refugjatë Rohingya, si dhe qytetarë të Bangladeshit. Anija u nis nga Teknaf në Bangladeshin jugor dhe u drejtua drejt Malajzisë. Sipas informacioneve paraprake, shkaku i aksidentit ishte mbingarkesa e anijes, erërat e forta dhe kushtet e stuhive.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht.
Roja Bregdetare e Bangladeshit tha se MT Meghna Pride, një anije që shkonte nga Chittagong për në Indonezi, kishte shpëtuar nëntë persona nga një barkë peshkimi e përmbysur. Gazeta Daily Star, duke cituar të mbijetuarit, tha se në bord kishte 250 deri në 280 pasagjerë. Trafikantët e anijes dyshohet se i detyruan pasagjerët të futeshin në katër ndarje të ngushta të projektuara për të mbajtur peshq dhe rrjeta, ku u mbytën 25 deri në 30 persona.
