Katër të vdekur në sulmin amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge në Paqësorin Lindor
15.04.2026 10:14
Katër burra u vranë në një tjetër sulm ajror amerikan...

Katër burra u vranë në një tjetër sulm ajror amerikan në Paqësorin Lindor të martën, njoftoi Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për rajonin e Amerikës Latine (SOUTHCOM), ndërsa fushata kontraverse e sulmeve kundër motoskafeve që dyshohet se janë të përfshira në trafikun e drogës vazhdon, me të paktën 174 të vdekur – përfshirë 11 në ditët e fundit.
SOUTHCOM raportoi nëpërmjet X se kishte në shënjestër një anije “të përfshirë në aktivitete trafikimi droge” dhe se “katër narko-terroristë meshkuj u vranë”, duke cituar një video “të deklasifikuar” që kapte shkatërrimin e anijes.
