Botë

Britani, punonjësit planifikojnë veprime ligjore ndaj kompanive ajrore

08.06.2015 13:48

17 ish punonjës apo edhe anëtarë ekuipazhi që shërbejnë aktualisht nëpër kabinat e avionëve po planifikojnë veprime ligjore kundër kompanive ajrore...

17 ish punonjës apo edhe anëtarë ekuipazhi që shërbejnë aktualisht nëpër kabinat e avionëve po planifikojnë veprime ligjore kundër kompanive ajrore britanike me argumentin se janë helmuar prej kontaminimit të ajrit në vendet e punës.
 
Procesin e mbështet sindikata "Unite", përfaqësuese e 20.000 punonjësve të fluturimit. Paditësit besojnë se mbi shëndetin e tyre ka pasur ndikim të madh fakti që kanë thithur tymra të përzier me karburantin e motorëve e kimikate të tjera toksike.
 
Autoriteti i aviacionit civil është përpjekur të argumentojë se incidente të tilla në avionë janë të rralla dhe se nuk ka prova të pasojave afatgjata mbi shëndetin e punonjësve. 
 
Në mesin e dëshmive që përgatiten të paraqiten në gjyq, do të jetë edhe ajo e një piloti që punon për një linjë ajrore të rëndësishme britanike, i cili pati probleme të menjëhershme nga tymi toksik gjatë një uljeje në aeroportin e Birmingamit në 2014-tës, dhe sicc thotë, bashkë me kapitenin u detyrua të vendoste maskën e oksigjenit.