Mbrëmje vendimtare në Champions League, përcaktohen dy gjysmëfinalistët e fundit

15.04.2026 11:35

Sonte zhvillohen dy përballje të mëdha në UEFA Champions League...

Sonte zhvillohen dy përballje të mëdha në UEFA Champions League, që do të përcaktojnë dy gjysmëfinalistët e fundit të këtij sezoni.
 
Në qendër të vëmendjes është dueli mes Bayern Munich dhe Real Madrid, një përballje klasike e futbollit europian. Gjermanët futen me avantazh minimal nga ndeshja e parë, por madrilenët mbeten gjithmonë të rrezikshëm në netët e mëdha të kësaj gare.
 
Ndërkohë, në sfidën tjetër, Arsenal FC pret Sporting CP, me londinezët që kanë një epërsi të lehtë dhe synojnë ta administrojnë për të siguruar kualifikimin.
 
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00 dhe pritet të sjellin emocione deri në minutat e fundit, në një mbrëmje që do të kompletojë katërshen gjysmëfinaliste të Champions League. (Gazetar: Amir Duraku)