Maqedoni

Modernizohet ShA “Posta e Maqedonisë”, furgonë të rinj për efikasitet më të mirë

15.04.2026 11:45

Qeveria ka blerë 100 automjete të reja për Postën e Maqedonisë, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e vonesave të dërgesave....

Qeveria ka blerë 100 automjete të reja për Postën e Maqedonisë, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e vonesave të dërgesave.
 
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtori i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi, promovuan automjetet e reja, duke potencuar se qëllimi është të krijohet një postë fitimprurëse dhe konkurruese, e cila do të ofrojë shërbime cilësore në treg. 
 
“Ky nuk është një vendim i rastësishëm, kjo është një përgjigje ndaj një nevoje reale. Mosha mesatare e automjeteve me të cilat Posta e Maqedonisë ka operuar deri më tani është rreth 15 vjet, që do të thotë pajisje të vjetruara, defekte të shpeshta, kosto të rritura dhe efikasitet të reduktuar. Kjo do të thotë vonesa në dërgesa, pakënaqësi midis qytetarëve dhe besim të reduktuar në sistem. Ne kemi vendosur t'i japim fund kësaj. Ky prokurim është pjesë e një strategjie më të gjerë, për të rinovuar institucionet, për të modernizuar shërbimet publike dhe për t'i bërë ato funksionale për qytetarët, sepse institucionet ekzistojnë për të shërbyer, jo për të kërkuar justifikime.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.