Avdia shënon 41 pikë, Portlandi siguron çerekfinalet e “Play-Off”

15.04.2026 14:21

Janë luajtur sot në NBA dy ndeshjet e para të fazës play-in...

Janë luajtur sot në NBA dy ndeshjet e para të fazës play-in, në të cilat skuadra e  Portland Trail Blazer, pas fitores dramatike 114:110 ndaj Phoenix Suns, kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalet “play off-it”.

Një natë të të shkëlqyeshme kishte Deni Avdija i biri i ish basketbollistit Zufer Avdija të lindur në Prishtinë. Avdija këtë ndeshje e përfundoi me 41 pikë dhe 12 asistime. Portlandi me këtë fitore në raundin e parë të garave me eliminime ka siguruar përballjen me San Antonio Spurs, ndërsa Phoenix, do kërkojë rastin tjetër përmes kualifikimeve plotësuese.

Këta tani do presin rezultatin e ndeshjes Golden State – L.A Clippers, kur edhe do mësojnë emrin e kundërshtarit me të cilin do luajnë për pozitën e tetë në Perëndim.

Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes në Konferencën e Lindjes, Charlott Hornets me 127 :126 e mundi Miami Heat. Ishte kjo fitore pas një drame e ardhur në sekondat e fundit të takimit, ku fjalën kryesore  me 30 pikë e kishte LaMelo Ball.

Me këtë humbje Miami i thotë lamtumirë sezonit, ndërsa Charlott ende ka gjasa për të luajtur në “play off”.

Në raundin tjetër do përbalen me më tëmirin nga takimi Orlando - Philadelphia. Charlott, është në kërkim të kualifikimit në “play off”, pas plotë 10 viteve.