Çmimet e produkteve, Mickoski: Do t’i ulim çmimet e rritura për 10%

15.04.2026 14:30

Qeveria analizon masa të reja për uljen e çmimeve...

Qeveria analizon masa të reja për uljen e çmimeve të një grupi të produkteve ushqimore, të cilat brenda dy muajve të fundit janë shtrenjtuar për mbi 10%.

Rritja është vërejtur në katër zinxhirë të marketeve pas kontrollit të Inspektoratit të Tregut të 55 produkteve.

Inspektorët kanë vërejtur që disa produkte janë shtrenjtuar për vetëm 0.4% apo ka pasur edhe ulje të çmimeve.

“Për momentin po mendojmë se si të vijmë deri tek çmimet më të ulëta për qytetarët për një grup të caktuar ku kemi rritje dyshifrore në përqindje. Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim. Rritja e tillë është vërejtur tek perimet, domatet, trangujt, por edhe te vezët.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Çmimet e naftës, javën tjetër priten ulje të sërishme

Kryeministri siguron se rezervat e naftës kanë mbetur të njëjta dhe se nuk është harxhuar asnjë litër edhe përkundër konsumit të njëjtë. Ekzistojnë ditë ku furnizimi me naftë të qytetarëve të vendit, por edhe fqinjëve shkon mbi dy milionë litër. Mickoski pret ulje të çmimeve javën që vjen.

“Nga ajo që po ndjek në bursa, çmimet mund të mbeten të njëjta, por është e mundur të ketë ulje shtesë gjatë javës që vjen. Mëngjesin e sotëm, çmimet lëvizin në nivelin 90, 91 dollarë për barel. Pres që të kemi ulje të sërishme nga e hëna.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Qeveria ka vazhduar gjëndjen e krizës. Në një seancë tjetër do të vazhdohet niveli i TVSh-së në 10% në vend të 18%. Në varësi prej çmimeve, në bursa ndërkombëtare do të jenë edhe çmimet e akcizave. (Meral Ismaili, TVM2)