Liga e Kampionëve, Atletico e PSG gjysmëfinalistët e parë
Skuadra e Atletico Madrid dhe ajo e PSG-së...

Skuadra e Atletico Madrid dhe ajo e PSG-së, janë gjysmëfnalistët e parë të Ligës së Kampionëve. Ndërsa sonte do të luhen dy ndeshjet e tjera të kthimit Bayern Munich – Real Madrid dhe Arsenal – Sporting.
Kampionët aktual evropian Paris Saint-Germaini ka fituar 2:0 në udhëtim ndaj Liverpoolit. Me shifrat e njëjta fitoi edhe në shtëpi. Autor i të dy golave për skuadrën franceze ishte Ousman Dembele (73, 90+1). Dembeles i takoi edhe çmimi futbllist i ndeshjes të cilin në fund deshi tja jep trajnerit Enrique.
"Ai po bënte shaka. Unë nuk mund ta marr atë trofe dhe ai e meriton atë trofe. Dhe skuadra e meriton atë trofe sepse për të pasur një trofe individual, duhet bashkëpunimi i të gjithë ekipit. Është gjithmonë kënaqësi të luash në Angli sepse stadiumet dhe atmosfera është e mirë. Ne duhet të vazhdojmë dhe jemi të lumtur që shkojmë në gjysmëfinale." – tha trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique.
PSG-ja, në ½ finale do të përballet me fituesin e ndeshjes së mbrëmshme Bayern Munich - Real Madrid.
Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit në “Metropolitani”, u mund me 2:1 nga Barcelona, por falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë këta shkojnë në mesin e katër skuadrave më të mira në kontinentin e vjetër.
Golashënues për Barcelonën ishin Lamine Yamal (4) dhe Ferran Torres (24),ndërsa për Atletico shënoi Ademola Lookman (31).
Yamal me 18 vjet e 275 ditë, është futbollisti më i ri në historinë e kampionëve, që ka 20 gola të shënuar në këtë moshë. Pas ndeshjes trajneri Flick theksoi zhgënjimin për rezultatin, por siguroi se skuadra do të rikthehet më e fortë.
“A e dini sa bukur është të arrish në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nuk e dini sa bukur është. Të jesh midis katër më të mirëve në Evropë, është e pabesueshme. Fantastike.” – deklaroi trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone.
Atletico Madrid në ½ finale do të luaj kundër më të mirit nga takimi Arsenal - Sporting. (Safet Ademi, TVM2)
