Liga e Kampionëve, Real Madridi në kërkim të një mrekullie të re

15.04.2026 15:02

Liga e kampionëve sonte do të mësojë emrat e dy skuadrave tjera...

Liga e kampionëve sonte do të mësojë emrat e dy skuadrave tjera të cilat do të luajnë në ½ finale. Në darkë nga ora 21:00, ndeshjet e kthimit do ti luajnë Arsenali – Sportingu  në Londër dhe Bayerni - Real Madridi, në Munich.

Bayern Munich ka një avantazh 2-1 nga ndeshja e parë. Ata kanë humbur vetëm një herë në Allianz Arena këtë sezon edhe atë nga Augsburgu, në kampionat në janar. Ekipi i Vincent Kompany duket si një makinë e fuqishme, por Reali është një histori në vete  në Ligën e Kampionëve vitet e fundit.

“Jemi një ekip që nuk dorëzohet kurrë;. Jemi ekipi me 15 Kupa Evropiane. Kemi lojtarë të shkëlqyer dhe do të kemi disa lojtarë që nuk ishin në dispozicion. Askush nuk mund ta parashikojë me siguri rezultatin.” – tha trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa.

“Fitorja në Bernabéu të jep besim, por tani duhet të tregojmë në shtëpi se mund të luajmë edhe më mirë”.

Këto ishin fjalët e Vincent Kompany, trajnerit të Bayernit të Mynihut, duke folur në një konferencën për shtyp në prag të ndeshjes

ARSENALI KËRKON SHPËTIMIN E SEZONIT

Arsenali dukej si fituesi i qartë i Premier League vetëm pak javë më parë, por më pas gjërat ndryshuan. “Topçinjtë” kanë humbur tre nga katër ndeshjet e tyre të fundit, dhe bashkë me to edhe dy trofe. 

Rruga drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve është e hapur për Arsenalin. Sporting nuk është favorit dhe ka një disavantazh prej një goli nga ndeshja e parë.

Do të jetë edhe më e vështirë për portugezët në Emirates.

"Jam në zjarr, kaq, asgjë tjetër. Po ëndërroj kaq shumë. Po përpiqemi të bëjmë diçka që nuk është bërë në historinë e klubit. Kjo është ajo që më motivon çdo ditë. Nuk kam asnjë frikë. Frika që kisha kur, do ta bënim këtë. Ky klub, nuk e di çfarë po ndodh, ajo ishte frikë, tani nuk ka frikë. Është vetëm qëllim, zjarr, drejtim dhe bindje se do ta bëjmë." – u shpreh trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Të dyja ndeshjet janë planifikuar të nisin në orën 21:00, në një mbrëmje që pritet të dhurojë spektakël, pasi përcaktohen dy skuadrat e fundit që do të plotësojnë tablonë e gjysmëfinaleve. (Safet Ademi, TVM2)