Tatimet ndaj DAP-it, persona që kanë punuar jashtë vendit në protestë, DAP: Institucioni punon në bazë të ligjit

15.04.2026 15:20

Ish-punonjës të misioneve në Afganistan dhe Irak...

Ish-punonjës të misioneve në Afganistan dhe Irak, së bashku me studentët që kanë punuar në Gjermani, mbajtën protestë para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Shkup, për shkak të njoftimeve që kanë marrë se duhet të paguajnë tatim për të ardhurat e realizuara jashtë vendit.

257 persona që kanë punuar në Afganistan janë paraqitur në DAP me arsyetimin se nuk mund të ofrojnë dëshmi për tatim të paguar.

Ndërkohë, studentët ankohen se Gjermania i ka liruar nga tatimi për shkak të ardhurave të ulëta, ndërsa atë do të duhet ta paguajnë në Maqedoni.

“Firma është multimiliardëshe që ka tridhjetë herë më shumë buxhet nga shteti ynë, të merret më kësi lloj gjërash. Arriti të sjellë dokument nga Iraku, ta dorëzojë këtu ku dhe e autorizoi avokat nga Shkupi. Avokati e dorëzoi dokumentin, ata nuk e pranojnë.”, - u shpreh punëtori që ka punuar në Irak, Zhikica Millanov.

“Kur u lajmërohem nuk ka asnjë lloj informatë nga DAP-i e as transparencë. Vetëm ashtu ne studentëve na bombardojnë me letra. Kur bisedojmë, një administrator na thotë që duhet të paguajmë tatim për tatimin veç më të paguar, ndërsa administratori tjetër na thotë se duhet ta paraqesim tërë pagën.”, - tha studenti që ka punuar në Gjermani.

Nga DAP-i mohojnë se bëhet fjalë për tatim retroaktiv, por zbatim të rregullave ekzistuese. Secili që do të dëshmojë se ka tatim të paguar do të lirohet. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për tatim të dyfishtë, sqarojnë nga DAP.

“Bankat kanë obligim ligjor deri te DAP-i të dorëzojnë të dhëna të caktuara që kanë lidhje me të ardhurat e qytetarëve nga jashtë. Në të kaluarën këto të dhëna të marra nga bankat nuk janë përpunuar në mënyrë sistematike. Sot si institucion i përgjegjshëm e plotësojmë detyrimin që këto të dhëna t’i vëmë në funksion për tatim të drejtë dhe të ligjshëm.”, - theksoi drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova.

Nga ky institucion shtojnë se një pjesë e qytetarëve po përballen me detyrime të papritura për shkak të mungesës së informimit në të kaluarën, por theksojnë se qëllimi nuk është ndëshkimi, por zbatimi i drejtë i ligjit. (Florije Kamberi, TVM2)