Lista e golashënuesve, pesë futbollist kanë shënuar “Hat-Trick”

15.04.2026 16:06

Në 27 javët e deritanishme të LPM-së, janë shënuar vetëm pesë “tre golësha”, ndërsa ato i kanë shënuar po aq futbollist nga katër klube...

Duke vëzhguar statistikat dhe renditjen e golave të LPFM-së, vëmë re se në 27 javët e këtij  kampionatit janë plot 157 futbollistë të ndryshëm që kanë shënuar 479 gola në total. Por cilat janë skuadrat që kanë më shumë lojtarë në “TOP 25”,  të cilët kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës?

Në këtë klasifikim të veçantë, vëmë re se Struga TL është skuadra që ka më shumë lojtarë në listën e golashënuesve të këtij kampionati, plot 5 të tillë me 43 gola të shënuar. Ndërsa, Shkëndija dhe Vardari janë dy skuadrat e tjera që kanë shumë opsione në fushë për të gjetur golin me nga 4, gjegësisht 3 lojtarë secila që kanë shënuar të paktën 6 gola në 27 javët e këtij sezoni.

Gjithashtu, në këtë renditje specifike, Bashkimi dhe Pelisteri janë skuadrat që kanë më pak lojtarë në listën e  “Top 25” golashënuesve të kësaj pjese të sezonit. Po ashtu duke vëzhguar statistikat e futbllistëve që kanë shënuar “tre golësh” në një takim, bie në sy mungesa e kryesuesit të reditjes së golashënuesve më të mirë.

Sulmuesi i Struga T.L, Bassirou Compaore, 15 golat e tij i ka shënuar në ndeshje të ndryshme.

Skuadra e Vardarit është më e mira në këtë reditje, pasi dy futbollistët e saj, Azer Omeragiç dhe tani ish lojtari i tyre Roger Mato, kanë shënuar hat trik.

Me tre golësh, mund të lavdërohet edhe Arsimi i Çegranit, pasi ish lojtari i tyre, Shefit Shefiti ( Hata/EBA), në javën e 10 me Tikveshin ka shënuar hat trik.

Berat Sadik i Tikveshit ka shënuar “hat-trick” në javën e 17-të, po ashtu në këtë listë është edhe Bulatoviç, i Pelisterit në javën e 17-të.

Një shifër shumë e ulët dhe tregues kuptimplotë i punës së pakët që bëjnë skuadrat tona për këtë element loje, që po merr nje rol deçiziv në futbollin modern. (Safet Ademi, TVM2)