Botë

Korea e Jugut, arrin në 6 numri i viktimave nga Mers

08.06.2015 14:30

Ka arritur në gjashtë, numri i viktimave të prekur nga virusi i njohur si Sindroma Respiratore e Lindjes se Mesme (MERS), në Korenë e Jugut.

Të dielën u konfirmuan mbi 23 persona të sëmurë, duke e çuar numrin e të prekurve në 87 – të.

 Përhapja e virusit në Korenë e Jugut konsiderohet si më i madhi, jashtë Lindjes së Mesme. Rreth 2300 persona po qëndrojnë në karantinë dhe mbi 1900 shkolla janë mbyllur.