Propozim-ligji i ri për arsimin e lartë: Studentët e dalluar kanë përparësi për punësim
Zgjidhja e re ligjore për arsimin e lartë...

Zgjidhja e re ligjore për arsimin e lartë synon t'i japë fund viteve të improvizimit, të rrisë cilësinë e universiteteve dhe të mbajë të rinjtë në vend. Kështu vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij para komunitetit akademik, duke njoftuar zgjidhje sistemike dhe buxhetin historikisht më të lartë për arsimin e lartë.
Risi të shumta për studentët dhe stafin akademik paralajmëroi edhe ministrja Janevska.
“Për mua është tejet e rëndësishme që vendimi i ri ligjor krijon kushte që të rinjtë të mbesin këtu të ndërtojnë karrierën e tyre në atdhe. Për herë të parë studentët që studiojnë me bursa në 100 universitetet më të mira botërore, si dhe studentët më të mirë do të kenë përparësi gjatë punësimit në universitetet shtetërore. Kemi edhe model të ri të financimit të arsimit sipëror, do të investojmë më shumë, por do të kërkojmë dhe llogaridhënie.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
“Ky propozim-ligj ofron meritokraci si tregues për produkt, mundësi të shumta për studentët, aktivitete hulumtues, bashkëpunime ndëruniversitare, matjen e cilësisë, programe studimore me diploma të dyfishta, si dhe mësim i shtuar praktik.”, - theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
