Kuvendi shqyrton krizën e naftës
Kuvendi në seancën e 99-të pritet të vendos për propozim-vendimin...

Kuvendi në seancën e 99-të pritet të vendos për propozim-vendimin për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të rrezikut nga çrregullimet në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në vend deri më 20 korrik të këtij viti.
Qeveria më datë 23 të muajit të kaluar vendosi uljen e TVSh-së për karburantet nga 18 në 10 për qind, lirimin e sasive të mazutit nga rezervat shtetërore dhe shpalli gjendje krize 30-ditore në të gjithë territorin e vendit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe sigurimin e furnizimit me energjensë strategjike.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se gjendja me derivatet e naftës është stabile dhe e pandryshuar, duke theksuar se rezervat nuk janë shpenzuar.
Ai shtoi se, duke ndjekur lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, çmimet e karburanteve në vend pritet të mbeten të njëjta ose të ulen. Ai bëri të ditur se marrëveshja për zbritje me kompaninë OKTA vlen deri në fund të prillit dhe se po negociohet edhe për ulje shtesë të çmimit të dizelit për së paku 1 denar.
