Çeferin për vizitë zyrtare në FFM: Konfirmim ky i partneritetit të fortë dhe mbështetjes për futbollin në Maqedoni
Me ftesë të Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç...

Me ftesë të Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, sot po qëndron në vendin tonë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në FFM.
Vizita është një tjetër konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera midis FFM-së dhe UEFA-s, si në nivel institucional ashtu edhe personal. "Shtëpia e Futbollit" vendor është shumë e vlerësuar brenda familjes evropiane të futbollit, ndërsa prania e Aleksandar Çeferin thekson mbështetjen e plotë për proceset zhvillimore në futbollin tonë vendor.
Pjesë e delegacionit së bashku me kreun e futbollit evropian, janë edhe Zoran Lakoviç, drejtor i shoqatave kombëtare të UEFA-s, si dhe Denis Bastari, udhëheqës për zhvillimin e shoqatave kombëtare në kuadër të UEFA-s.
Në kuadër të vizitës, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, do të zhvillojë një takim në nivelin më të lartë me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Sportit, Borko Ristovski, e më pas do të ketë një takim pune në "Shtëpinë e Futbollit".
Fokusi i bisedimeve është vënë në drejtimet e ardhshme për përparimin e futbollit në Maqedoni, nga zbatimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore deri te zhvillimi dhe mbështetja shtesë e kategorive të të rinjve.
Aleksandar Çeferin konsiderohet si një mik i madh i futbollit tonë vendor, ndërsa vizita e tij është një konfirmim i qartë i përpjekjeve të FFM-së dhe Presidentit Omeragiç në zhvillimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të futbollit në vend.
Për më tepër, vizita e sotme e Aleksandar Çeferin pritet të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve dhe inciativave të reja konkrete nën ombrellën e UEFA-s, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.
