LSDM ka paraqitur kallëzim penal kundër pronarëve të TV Alfa nga Hungaria
LSDM njoftoi se ka paraqitur kallëzim penal...

LSDM njoftoi se ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër disa personave fizikë dhe juridikë, mes tyre edhe pronarët e TV Alfa nga Hungaria, për shkak të dyshimeve për pastrim parash, evazion fiskal dhe falsifikim të librave të biznesit.
Nga LSDM kërkuan që institucionet të veprojnë menjëherë, të sigurojnë provat dhe të përcaktojnë përgjegjësinë.
“LSDM ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për shkak të dyshimeve serioze për një skemë të organizuar të pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe falsifikimit të librave të biznesit. Kallëzimi është paraqitur kundër disa personave fizikë dhe juridikë, mes tyre edhe Piter Shac, pronar shumice i TV Alfa, si dhe drejtuesve të ShPK “Target Media” dhe “Alfa Skop”, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e disa veprave penale. Ekzistojnë indikacione se nga viti 2017 e në vazhdim, përmes një rrjeti ndërkombëtar transaksionesh janë transferuar rreth 2.85 milionë euro nga jashtë drejt Maqedonisë, të cilat më pas kanë përfunduar në TV Alfa.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM- së, Aleksandar Dimitrieviq.
