Arsenali kaloi Sportingun, Bajern Munihu eliminoi Realin!

16.04.2026 15:37

Një ndeshje fantastike, sigurisht një nga më të bukurat e këtij sezoni...

Një ndeshje fantastike, sigurisht një nga më të bukurat e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, u luajt mbërmjen e së mërkurës midis Bayernit dhe Real Madridit. Klubi Mbretëror udhëhoqi tre here në Munich, por Bayern u rikthye çdo herë dhe më pas në sekondat e fundit siguroi fitoren e 4:3, ndërsa ndeshjen e parë në Madrid e kishte fituar 2:1.

"Mendoj se mënyra më e mirë për të përshkruar se çfarë do të thotë kjo është ndoshta përmes imazheve. Kjo është ajo që lojtarët treguan në fund me tifozët, si festuan së bashku. Bëmë gjënë më të rëndësishme në futboll, treguam karakter. Ishin 3 herë në dizavantazh, ishte e vështirë, por në fund e përmbysëm dhe fituam 4-3. Që në fillim të sezonit kemi ëndërruar për gjëra të mëdha.” – tha trajneri i Bajern Munih, Vinsent Kompany.

Ishte takimi i 30-të evropian midis Bayernit dhe Realit. Asnjë klub tjetër nuk ka pasur kaq shumë përballje evropiane.

Të dy klubet tani kanë nga 13 fitore dhe katër barazime.

Në ndeshjen e katërt të ¼ së finales, futbollistët e Arsenalit siguruan gjithashtu një vend në gjysmëfinale pasi barazuan 0-0 kundër Sporting në ndeshjen e dytë të çerekfinales në Londër, duke mbrojtur epërsinë e tyre 1-0 në Lisbonë.

Kështu “Topçinjtë” arritën në gjysmëfinalen e katërt të Ligës së Kampionëve dhe të dytën radhazi, pa humbur.

"Mesazhi im ishte një mirënjohje për ta.Kemi bërë diçka që nuk është bërë kurrë në historinë e klubit tonë në 140 vjet. 100%. Ky është një nxitje e madhe. Të jesh në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve është jashtëzakonisht e vështirë. E dimë çfarë kemi bërë dhe e meritojmë plotësisht. Do ta shijojmë sepse e meritojmë. Do të kemi dy netë magjike, një në Madrid dhe një tjetër këtu në Londër kundër Atlético-s. Shumë krenar për këtë." – u shpreh trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Në gjysmëfinale Bayerni do të takohet me Paris Saint-Germainin, ndërsa Arsenali me Atletico Madridin. (Safet Ademi, TVM2)