Liga e Kampionëve, Gyler me golin më të shpejtë sezonal

16.04.2026 16:19

Mesfushori turk Arda Guler...

Mesfushori turk  Arda Guler, ka shënuar që në sekondën e 34-t të ndeshjes ndaj Bayern Munichut dhe me këtë e shënoi edhe golin më të shpjetë këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.

Turku 21-vjecar, tani është goalshënuesi i golit të dytë më të shpejtë në historinë e Real Madridit në këtë kupë. 

Goli më i shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve u shënua nga sulmuesi holandez Roy Makaay në mars të vitit 2007, duke shënuar për Bayernin kundër Real Madridit pas vetëm 10.12 sekondash.

Megjithatë goli i Güler, i shënuar mbrëmë bën pjesë tek 13 golat më të shpejtë në historinë e kësaj gare.