Botë

Kremlini nuk sheh asgjë të re në pozicionin e pakompromis të G7 ndaj Rusisë

08.06.2015 15:14

Rusia nuk sheh asgjë të re në komentet e liderëve të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara...

Rusia nuk sheh asgjë të re në komentet e liderëve të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, të cilat marrin pozicion të pakompromis ndaj saj lidhur me çështjen e sanksioneve dhe theksoi se mes vendeve anëtare ka mospajtime.
 
Kryeministri britanik Dejvid Kameron dhe kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaruan se shpresojnë që vendet nga G7, liderët e së cilës do të takohen në Gjermani do të përfaqësojnë frontin e vetëm të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.
 
"Po ne nuk jemi njoftuar me deklaratat e fundit për sanksionet. Këto janë teza të reja" deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov.
 
"Përveç kësaj vërejtëm se edhe pjesëmarrësit në atë takim megjithatë nuk kanë qëndrime identike për këtë çështje. Disa flasin për nevojën nga dialogu me Rusinë dhe për pamundësinë për zgjidhjen e problemeve serioze pa atë dialog. Do të vazhdojmë me kujdes ta ndjekim situatën", shtoi ai./mia