Maqedoni

Nevoja për reforma në ligjin e familjes, Ekspertët: Ligje të vjetra që nga socializmi

16.04.2026 15:39

Gjithnjë e më shumë divorse, prindër vetëushqyes, mosmarrëveshje rreth kujdestarisë...

Gjithnjë e më shumë divorse, prindër vetëushqyes, mosmarrëveshje rreth kujdestarisë, dhunë në familje – e gjithë kjo imponon nevojën për reforma në legjislacionin familjar, vlerëson fusha e ekspertëve. Thonë se tek ne, për dallim nga vendet e tjera evropiane, për më shumë se tre dekada nuk janë bërë ndryshime.
 
“Nuk ekziston asnjë fushë e legjislacionit familjar në të cilën nuk është e nevojshme reforma. Duke filluar nga të drejtat dhe përgjegjësitë prindërore, ku nuk kemi asnjë ndryshim për më shumë se tre dekada, në lidhje me marrëdhëniet martesore, pastaj në lidhje me marrëdhëniet pronësore, regjimin martesor të bashkëshortëve, e më tej detyrimin për ushqim të fëmijëve – të gjitha këto janë institute të vjetruara, ndërsa zgjidhjet datojnë që nga koha e socializmit.”, - deklaroi kryetari i Institutit "Juridica Prima", Angel Ristov.
 
“Para rreth 15 vitesh u formua një komision për hartimin e Kodit Civil të Maqedonisë, në kuadër të të cilit do të rregullohen marrëdhëniet familjare-juridike. Komisioni ka punuar, drafti i Kodit Civil është përgatitur tashmë dhe i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë. Në kuadër të këtij Kodi Civil, në pjesën e katërt rregullohen marrëdhëniet familjare-juridike dhe këtu vërtet parashikohen reforma serioze e të thella dhe tani është çështje e vullnetit politik.”, - theksoi profesor në Fakultetin Juridik, Dejan Mickoviq.
 
Sipas hulumtimeve, mungojnë këshillimore martesore të aksesueshme, këshillimore paramartesore dhe një gatishmëri më e madhe e institucioneve.
 
“Edhe pse janë parashikuar këshillimore familjare, sipas statistikave që ka Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në faqen e tyre të internetit janë rreth 21, mirëpo shumë pak prej tyre funksionojnë. Analiza jonë tregoi se në Shkup kemi vetëm katër këshilltarë që punojnë në këshillimin familjar. Ka shumë pak shërbime të tilla në nivel privat në të gjithë shtetin.”, - u shpreh profesoresha e Fakultetit Filozofik, Studime Familjare, Angela Keskinova.
 
Sipas analizës së Institutit për Studime Familjare, në kuadër të procesit arsimor flitet shumë pak për familjen, gjë që është shumë e rëndësishme, veçanërisht në arsimin e mesëm. 
 
ERSAN PAJAZITI