Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM e zhytur në krizë dhe përplasje të brendshme
16.04.2026 17:04
VMRO-DPMNE me kritika të ashpra në adresë të LSDM-së dhe liderit të saj...

VMRO-DPMNE me kritika të ashpra në adresë të LSDM-së dhe liderit të saj, Venko Filipçe. Nga VMRO akuzojnë LSDM-në se fokusi është zhvendosur jashtë vendit, duke lënë pas dore reformat e brendshme dhe problemet reale. Sipas tyre, politikat aktuale po e thellojnë krizën në parti dhe po e largojnë edhe më shumë nga mbështetja e qytetarëve.
“LSDM-ja dhe Filipçe janë aq të fokusuar dhe të orientuar drejt zgjedhjeve në një shtet tjetër, ku partia e tyre simotër fitoi vetëm 1% të votave, saqë nuk e shohin oborrin e tyre, i cili është i parregulluar dhe i mbushur me “parazitë”. LSDM-ja dhe Filipçe arritën të përçahen me bashkëpartiakët e tyre, me mediat dhe gazetarët, ndërsa tani po përpiqen të përplasen edhe me shtete ose përfaqësues të tyre në Maqedoni.”, - deklaroi Brane Petrushevki nga VMRO-DPMNE.
