NBA: Gollden Stejt eliminoi LA Klipers, Filadelfia kualifikohet në “play-off”

16.04.2026 16:52

Basketbollistët e Philadelphia 76ers...

Basketbollistët e Philadelphia 76ers, u kualifikuan në “play off-in” e Konferencës së Lindjes, pasi mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtës me 109:97 e mundën Orlando Magic. Skuadrën deri tek kjo fitore e rëndësishme me 31 pikë  e 6 assitime e drejtoi Tajris Maksi.

Tek Orlando, më efiaksi ishte  Bejn që shënoi 34 pikë. Orlando gjasën e fundit për kualifikim në raundin e parë të “play off-it”, do ta ketë të premten kur do përballet me Charlott Hornets. Këta të martën e mundën Miami Heat.

Ndërsa Philadelphia 76ers, e cila me përpjestimin 45:37 përfundoi në pozitën e shtatë në Lindje, në serinë prej shtatë ndeshjeve, që nis të dielën do të përballet me Boston Celtics. Philadephia dhe Bostoni, do të përballen për herë të parë nga ½ finalja e lindjes në vitin 2023 kur Bostoi triumfoi me 4:3.

Në ndeshjen e dytë Golden State, në çerekund e katërt anuloi minus 13 pikë dhe në fund iu gëzua fitores me 126:121 ndaj L.A Clippers dhe kështu I mbajntë të gjalla shpresat për të luajtur në “play off”, kundër Phoenix.

38- vjeçari Stephen Curry, ishte violina e parë e Golden Sate dhe ndeshjen e përfundoi 35 pikë prej të cilave 7 tresha. Kështu Golden State, të premtën në Arizonë, do të përballen me Phoenix Suns dhe nëse i kalojnë këta në raundin e parë të serisë me 4 fitore do të përballen me kampionin aktual Oklahoma City.