Java e 28-të e LPFMV-së luhet në 3 ditë, duele direkte për mbijetesë!

16.04.2026 18:15

Kampionati në “LPFM” do të rikthehet sërish këtë fundjavë...

Kampionati  në “LPFM” do të rikthehet sërish këtë fundjavë pas pauzës 2 ditore. Komisioni i Garave në FFM, ka përcaktuar edhe agjendën e plotë të javës së 28-të, me oraret dhe ditët e ndeshjeve. 

Të gjashtë ndeshjet do të luhen të ndara në tre ditë, përkatësisht më 17, 18 dhe 19 prill, me atë që ndeshjet nuk do nisin në ora 15:30, por do nisin 30 minuta më herët.

Të premtën do të luhen dy ndeshjet e para me atë që në drekë nga ora 13:00 në verilindje në derbin e këtij rajoni do përballen Sileksi – Brera. Po të njëjtën ditë Shkëndija e cila është në garë për titullin kampion do të luajë kundër Tikveshit në stadiumin ‘Qytetit në Kavadar’ në ora 15:00. Kjo ndeshje transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e servisit publik TVM.

Të shtunën në Manastir, do të përballen Pelisteri – Makedonija Gj.P, të dyja këto skuadra që po luftojnë për të luajtur në “play out”.

Të dielën në kryqendër do luajnë Rabotniçki – Arsimi, që po bëjnë gara për mbetje direkte në elitën e futbollit vendor.