Kievi, 42,500 rebelë stacionohen në lindje të Ukrainës
42,500 separatistë dhe ushtarë rusë janë të stacionuar në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare janë duke luftuar me separatistët pro-rusë që prej prillit të vitit 2014...

“Ata kanë 558 tanke, makina luftarake, sisteme artilerie dhe armë të tjera”- ka thënë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak, në takimin e Këshillit Ndërparlamentar Ukrainë-NATO, që është mbajtur sot në Kiev.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë javën e kaluar se më shumë se 9,000 shërbyes rusë janë në territorin e Ukrainës.
Sipas ministrit Poltorak, më shumë se 100 pjesëtarë ukrainas dhe më shumë se 50 civilë janë vrarë që prej se është nënshkruar marrëveshja e armëpushimit në muajin shkurt.
Ai gjithashtu ka thënë se rreth 24,000 rusë janë të vendosur në gadishullin e Ukrainës, në Krime, të cilën Moska e ka aneksuar në mars të vitit 2014.
