Mickoski për krizën me karburantet: Kemi karburantet më të lira në rajon
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vendi është plotësisht...

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vendi është plotësisht i përgatitur për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave energjetike dhe se në këtë moment nuk ka pengesa në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës.
Ndërsa mori pjesë në vendosjen e gurthemelit në komunën e Gjorce Petrovit, ai theksoi se Maqedonia aktualisht ofron karburantet më të lira në të gjithë rajonin.
“Situata me naftën dhe derivatet e naftës, karburantet dizel, benzina plumb, vajguri, janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Si vend, nuk shohim ndonjë sfidë në zinxhirin e furnizimit në këtë moment. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me furnizuesit dhe nga ky aspekt nuk shohim rrezik për qytetarët tanë për bizneset tona. Për shkak të çmimeve të ulëta, konsumi në pikat kufitare është rritur deri në 30 për qind, andaj një numër i madh i qytetarëve nga vendet fqinje vijnë tek ne për t’u furnizuar me karburante.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
