Rute: Të rritet prodhimi i mbrojtjes së aleancës

17.04.2026 13:25

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, theksoi nevojën për të rritur prodhimin e mbrojtjes në të gjithë aleancën, duke paralajmëruar se një prodhim më i lartë është thelbësor për të ruajtur një mbrojtje të besueshme në një mjedis sigurie globale gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pragë së bashku me kryeministrin çek Andrej Babis, Rute tha se NATO-ja përballet me një sërë kërcënimesh, duke përfshirë “një Rusi agresive, një Kinë të vendosur, një Kore të Veriut kërcënuese dhe një Iran të rrezikshëm”.

Më shumë se 4 milionë fishekë kanë mbërritur tashmë në Ukrainë në kuadër të iniciativës, vuri në dukje ai, duke u bërë thirrje aleatëve të vazhdojnë mbështetjen financiare.

Babis tha se Republika Çeke është e përkushtuar për të përmbushur detyrimet e NATO-s pavarësisht debateve të vazhdueshme se si llogariten shpenzimet e mbrojtjes në raport me PBB-në.

Më herët, të enjten, Rute zhvilloi gjithashtu bisedime në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen, duke u përqendruar në bashkëpunimin NATO-BE, duke përfshirë rritjen e prodhimit industrial të mbrojtjes dhe ruajtjen e mbështetjes për Ukrainën.

“Një Evropë më e fortë do të thotë një NATO më e fortë.”, shkroi Rute në platformën amerikane të mediave sociale X pas takimit.