Shorti për “Euro 2026”, Maqedonia në grupin e ferrit

17.04.2026 15:22

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra, ka mësuar kundërshtarët me me të cilët do të ballafaqohet në “Euro 2026”. Maqedonia është në përbërje të grupit “B”, që llogaritet si grupi më i vështirë në këtë kampionat....

Hendbollistet e Maqedonisë, në evropianin e këtij viti do të luajnë në grupin “B”, në të përbërje të së cilës janë edhe Norvegjia (kampion aktual evropian dhe botëror), Rumania, Zvicra. Është kry rezultat i shortit të hedhur në Katovice. 

Maqedonia në këtë evropian ia doli të sigurojë pjesmarje si përfaqësuesja e tretë më e mirë nga katër sosh sa erdhën përmes pozitës së tretë.

Evropiani nga 3 deri më 20 dhjetor, do tëmbahet në më shumë vende, ndërsa përfaqësuesja e vendit do të luajë në Kluzh të Rumanisë. 

Dy përfaqësueset e para të çdo grupi, avanson në fazën e dytë e cila do luhet në Kluzh dhe Katovice.

Për përfaqësuesen e Maqedonisë, do të jetë kjo pjesëmarja e tretë me radhë, apo e teta pjesëmarje  në një kampionat evropian. (Safet Ademi, TVM2)


GRUPET:

Grupi A (Oradea): Hungaria, Mali i Zi, Sllovenia, Islanda

Grupi B (Cluj-Napoca): Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Rumania, Zvicra

Grupi C (Antalya): Danimarka, Spanja, Turqia, Greqia

Grupi D (Brno): Holanda, Çekia, Austria, Kroacia

Grupi E (Katowice): Franca, Polonia, Ishujt  Faroe, Ukraina

Grupi F (Bratislava): Suedia, Holanda, Sllovakia, Serbia