Nottingham Forest, në një gjysmëfinale pas 42 vitesh

17.04.2026 15:29

Nottingham Forest kalon në gjysmëfinale të Europa League...

Nottingham Forest kalon në gjysmëfinale të Europa League, pasi triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Portos në përballjen e dytë çerekfinale. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe episode të shumta që në minutat e para.

Skuadra portugeze mbeti me një lojtar më pak kur në minutën e 8-të arbitri Danny Makkelie, pas rishikimit me VAR, ndëshkoi me karton të kuq Jan Bednarek, duke e detyruar mbrojtësin të largohej para kohe nga fusha.

E favorizuar nga superioriteti numerik, Nottingham shtoi presionin dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 12-të. Nottingam ruajti me fanatizëm avantazhin minimal dhe arrin në gjysmëfinale të një kompeticioni europian, gjë që mungonte prej 42 vitesh.

Në këtë fazë do të jetë një derbi anglez, aty ku Nottingham do të luajë ndaj Aston Villës, për një biletë për në finalen e madhe të Stambollit.