Vetëpunësimi, ndihmë financiare për 960 të papunë

08.06.2015 16:39

Këtë vit, për realizim të projektit qeveritar për vetëpunësim parashihet përkrahje me mjete të pakthyeshme në vlerë prej mbi 200 mijë denarë, prej të cilave 185 mijë denarë parashihen për furnizim me pajisje dhe retromateriale...

Në këtë mënyrë do t’u dilet në ndihmë 960 personave të papunë, të cilët kanë ide për biznes dhe dëshirojnë të krijojnë biznes personal.

“Për realizimin e ciklit të dytë, qeveria siguroi rreth 84 milion denarë, të cilat do të ndihmojnë në krijimin e 400 kompanive të vogla, që do të ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë vendore dhe uljen e papunësisë”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

“Rreth 70% prej bizneseve të themeluara janë ende aktive. Mes kompanive aktive ka rritje të të punësuarve prej 39. 5%. Deri më tani në 15 firmat më të suksesshme janë punësuar 250 persona. Ky është qëllimi i programit për formalizimin e veprimtarisë ekzistuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës”- tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

“Agjencia për Punësim parasheh që firmat të cilat kanë nevojë për punësime shtesë, respektivisht 60 firma të cilat do të kenë nevojë për zgjerimin e biznesit të tyre, do të kenë mundësi të punësojnë edhe një person dhe do t’u ndahen 92 mijë denarë për secilin nga këto biznese”- theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vlatko Popovski.

Programin për vetëpunësim në periudhë nga viti 2007-2014 ka themeluar 6.775 mikro-biznese dhe ka siguruar 6.885 punësime të reja, Prej tyre 2426 janë femra që merrem me biznes, ndërsa 2070 janë të rinj në moshë prej 29 vjet, që është edhe një tregues për suksesin e këtij projekti, për të cilin po tregohet interesim i madh. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)