Davkova nga Forumi Diplomatik në Antali: Duhet angazhim nga BE-ja, jo vetëm thënie në letër
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova...

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, nga forumi diplomatik në Antali ripërsërit mesazhin se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, dhe, për këtë projekt, duhet angazhim e jo vetëm siç thotë ajo, fjalë të llojit se pa këtë rajon, tregimi i BE-së është i pambaruar.
Po ashtu nënvizon standardet e dyfishta, që pretendon se po zhvillohen brenda politikave të Unionit. Sipas saj, është siguria ajo që i jep impuls të patjetërsueshëm përfshirjes së vendeve të Evropës Juglindore në projektin e familjes evropiane.
“Ballkanasit gjithmonë kanë qenë pjesë e Evropës, historikisht, gjeografikisht dhe kulturalisht. Pra, unë e ëndërroj Evropën si Bashkim Evropian, pra, nuk mund ta pranoj diferencën mes lindjes dhe perëndimit. Eurointegrimet nuk janë vetëm politike, por edhe çështje sigurie. Çdo ditë dëgjoj. Po, ju duhet të jeni të qëndrueshëm nga aktorët dhe faktorët e tretë. Po, por rezistenca garantohet kur jeni brenda. Pra, është e pamjaftueshme të thoni se BE-ja është tregim i papambaruar, simfoni e pambaruar pa Ballkanin Perëndimor. Vërtet? Nëse jemi ata, duhet të përfshihemi në proceset vendimmarrëse.”, - deklaroi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.

Sfidat globale, Davkova: Të reformohet OKB-ja komform rendit dhe situatës
Duke folur për arenën ndërkombëtare, Siljanovska Davkova shtoi se botës i duhen liderë të përgjegjshëm, paralajmërim i hershëm i rreziqeve dhe preventivë përpara diplomacisë reaktive. Të luftohet për të drejtën ndërkombëtare, që sipas shefes së shtetit, është e pamundur pa institucione stabile.
“Tani sfidat janë totalisht ndryshe dhe unë pajtohem plotësisht se në reformat e thella që votoj dhe pres, duhet të forcohet pozita e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe rishqyrtimi i përbërjes së Këshillit të Sigurimit. Dhe si grua, mos të harroj se është koha të zgjidhet një grua si sekretare e përgjithshme, pas shumë dokumenteve për të drejta të barabarta.”, - theksoi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Në forumin për diplomaci në Turqi, Siljanovska Davkova ngriti shqetësim edhe për sfidat tjera globale, si: dezinformatat, kërcënimet kibernetike dhe vala e re e migracionit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
