Rusta do të referojë ndeshjen Danimarkë-Itali

17.04.2026 15:57

Një ekip referesh shqiptare do të vendosë drejtësi në ndeshjen Danimarkë-Itali...

Një ekip referesh shqiptare do të vendosë drejtësi në ndeshjen Danimarkë-Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për femra.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore e takimit, që do të luhet në Kopenhagen të shtunën në orën 15:00.

Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistentet e saj, ndërsa Kejsi Tafili do të jetë gjyqtare e katërt.