Maqedoni
Ljutkov: Stobi, pikë strategjike për zhvillimin e turizmit
17.04.2026 16:02
Stacioni i vjetër hekurudhor në Stobi do të bëhet një qendër vizitorësh...

Stobi nuk është vetëm një vend arkeologjik, por edhe një pikë strategjike për zhvillimin e turizmit transit, veçanërisht për shkak të afërsisë me autostradën.
Kjo qendër do ta ketë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, tha mes tjerash ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, në vizitën që bëri në lokalitetin arkeologjik Stobi. Ministri Ljutkov realizoi edhe takime me organizata të ndryshme ndërkombëtare, të cilat gjatë viteve të kaluara kanë dhënë mjete financiare për konservimin e pallatit të Teodosit.
“Edhe këtë vit Ministria e Kulturës dhe Turizmit është duke marrë pjesë në këtë program me rreth 10 milion denarë me çka po tregojmë se në mënyrë direkte po i përkrahim hulumtimet arkeologjike, e sidomos projektin për adoptimin e stacionit të vjetër hekurudhor në Stobi të bëhet një qendër vizitorësh.”, - deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
Gjatë vitit të kaluar punimet konservatore të pallatit vazhduan me një grand nga Instituti Amerikan për Kulturën Romake në vlerë prej 100 mijë dollarësh amerikanë.
“Duam ta promovojmë jo vetëm për shkak donacioneve, por duam ta risim ndikimin e Stobit, që të tërheqim edhe më shumë donacione, por edhe ta shtojmë vëmendjen në rrugën e konservimit.”, - theksoi drejtoresha e Institutit Shkencor të Stobit, Silvana Blazhevska.
“E dimë se Stobit i duhen shumë konservime dhe jemi të vetëdijshëm për kërkesat që ka ky lokacion, ndërsa nga ana tjetër pasojat nga ndikimet klimatike janë të dukshme, që këto objekte mund të dëmtohen, dhe ne jemi këtu për të ndihmuar.”, – u shpreh përfaqësuesi i Fondacionit Amerikan, Uill Rejnolds.
“Projekte të tilla si projekti i konservimit të pallatit të Teodosit ka një rëndësi dhe po mundohemi që ta promovojmë.”, - deklaroi drejtori i Institutit Amerikan të Kulturës Romake, Dario Aria.
Sipas autoriteteve zyrtare, kjo qendër për turistët ka qenë i padukshëm dhe për këtë qëllim janë ndarë rreth 3 milionë denarë që të hapet për vizitorët.
Pallati i Teodosit është një nga monumentet më të rëndësishme historike në Shkup, i lidhur me periudhën e Perandorinë Romake të vonë dhe ky pallat mendohet të ketë qenë një rezistencë perandorake ose kompleks administrativ i ndërtuar gjatë sundimit të Teodosit në shekullin e IV, u tha me këtë rast.
FITIM KRYEZIU
