Maqedoni
MPB, kallëzim penal ndaj Blerim Bexhetit
17.04.2026 16:36
Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike ka ngritur kallëzim penal...

Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Shkup ndaj ish-kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit, dhe personit të autorizuar zyrtar me iniciale Z.D. nën dyshimin e bazuara për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, kallëzim penal është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar se Z.D. në cilësinë e personit të autorizuar zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar nga kryetari i komunës, i ka mundësuar një personi juridik nga fsh. Krushopek-Saraj, që në periudhën prej 1 shkurt 2022 deri më 3 qershor 2022 të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumën prej 3 milionë e 224 mijë e 64 denarë pa TVSh.
Më pas, B.B., në cilësinë e personit të autorizuar zyrtar, kryetar i Komunës së Sarajit, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij zyrtar, i ka mundësuar po këtij personi juridik të përfitojë dobi pasurore të paligjshme në shumë prej 42 milionë e 851 mijë e 205 denarë, bëjnë të ditur nga MPB.
