Maqedoni

Gjykata Penale – Shkup, 15 muaj burg për ish-avokatin e shtetit, Stafaj

17.04.2026 16:53

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit...

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit, Fehmi Stafa, i cili ishte kapur në flagrancë duke marrë ryshfet. 
 
Në momentin e arrestimit, ai u kap me 20 mijë euro, ndërsa sipas Prokurorisë, Stafa kishte kërkuar gjithsej 100 mijë euro për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit në Shkup, me qëllim heqjen e masës së paraburgimit për klientin e tij, Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”.
 
Stafa e ka pranuar plotësisht fajin dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë, gjë që ndikoi për dënim më të ulët. Ndërkohë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj gjykatësit Gjoko Ristov, në shtëpinë e të cilit u gjetën 350 mijë euro të fshehura në mur. Aktakuza ndaj Ristovit është ngritur për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.