Maqedoni

Iu gjetën lëndë narkotike, u privua nga liria 16-vjeçari nga Tetova

17.04.2026 18:03

Policia në Tetovë mbrëmë ka privuar nga liria një 16-vjeçar, pasi pas bastisjes së lokalit...

Policia në Tetovë mbrëmë ka privuar nga liria një 16-vjeçar, pasi pas bastisjes së lokalit që ai e mbante me qira, iu gjetën një sasi e konsiderueshme e drogës. 
 
Siç bëhet e ditur nga policia: “Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar: 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.
 
I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prindit me të do të zhvillohet bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.”, thuhet në njoftimin e policisë.