Maqedoni

Sot në Shtip do të mbahet Marshi i 41-të i Engjëjve

18.04.2026 11:01

“Marshi i Engjëjve” do të mbahet sot në Shtip....

“Marshi i Engjëjve” do të mbahet sot në Shtip. Shoqata “16 Marsi” bën thirrje për mbështetje nga qytetarët në kërkesën për drejtësi për viktimat e zjarrit në diskotekën “Puls”, si dhe për mbështetje për të lënduarit. Marshi do të nisë në orën 16:05 nga sheshi “Liria” në Shtip.
 
“Ky nuk është vetëm marsh, ky është një hap për kujtim, një hap për drejtësi. Do të ecim me dinjitet dhe do të kujtojmë me zë të lartë se të dashurit tanë nuk guxojnë të harrohen dhe se drejtësia nuk duhet të vonojë.”, thuhet në njoftimin e shoqatës “16 Marsi”.