Ekonomi
Përplasje për politikat ekonomike, LSDM: Çmimet në tregje mbeten të larta
18.04.2026 14:49
LSDM opozitare akuzoi Qeverinë për “debakël ekonomik”...

LSDM opozitare akuzoi Qeverinë për “debakël ekonomik”, duke vlerësuar se qytetarët çdo ditë po përballen me rritje të çmimeve dhe rënie të standardit të jetesës, pa masa konkrete nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, se kanë kaluar 60 ditë nga fillimi i krizës në Lindjen e Mesme, ndërsa sipas saj, Qeveria në krye me Mickoskin nuk ka ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.
“Kaluan edhe Pashkët, edhe pse Mickoski paralajmëronte masa të reja pas festave, ai sërish gënjeu dhe në vend të masave vazhduan shtrenjtimet. Ndodhi ajo që paralajmëruam. Edhe pse çmimet e naftës do të ulen, çmimet në markete dhe tregje mbeten të larta. Çmimet e larta të ushqimeve dhe produkteve bazë çdo ditë po zbrazin xhepat e qytetarëve. Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave tregojnë se perimet janë shtrenjtuar mbi 38 për qind, frutat mbi 10 për qind, ndërsa çmimet e shitjes në bujqësi mbi 23 për qind. Ndërkohë, tashmë dy muaj janë rritur po ashtu edhe çmimet e mishit, vajit dhe vezëve.”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
VMRO: Në kohë krize e mbajmë naftën 90 den.
VMRO-DPMNE hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se Qeveria aktuale po merr masa të vazhdueshme dhe konkrete për zbutjen e pasojave nga kriza. Nga kjo parti theksojnë se, nëse VMRO-DPMNE do të ndiqte politika të gabuara ekonomike, qytetarët nuk do t’ia jepnin votën dy herë radhazi. Andaj, VMRO-DPMNE i rikujtoi LSDM-së se sa ishte inflacioni dhe sa e vështirë ishte jeta në periudhën kur ata ishin në pushtet.
“Në vitin 2022, inflacioni i ushqimeve ishte 24.8 për qind, në vitin 2023 ishte 16.8 për qind, ndërsa sot, në vitin 2026, inflacioni është 4.9 për qind. Çmimet e karburanteve, në krizën më të madhe në histori, më të madhe edhe se dy krizat botërore të viteve 70 dhe ajo e vitit 2022, sot janë rreth 1.5 euro ose rreth 90 denarë. E në ndërkohë kujtojmë se çmimi i karburanteve aso kohe kishte arritur deri në 110 denarë.”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Njëkohësisht, nga partia në pushtet theksojnë se VMRO-DPMNE gjatë kësaj periudhe vazhdon të shlyejë borxhe, mesatarisht 2 miliardë euro në vit, duke rritur paralelisht pagat në sektorin privat dhe pensionet në vend.
REXHEP QAMILI
