Maqedoni
Masat qeveritare, vazhdon uljen e akcizave të derivateve të naftës
18.04.2026 15:50
Qeveria mori vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës, me vlefshmëri deri më 04 maj....

Qeveria mori vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës, me vlefshmëri deri më 04 maj.
Me këtë vendim vazhdohet ulja e akcizës për dizelin prej 4 denarësh për litër, si dhe ulja e akcizës për benzinat pa plumb 95 dhe 98 oktan në 2 denarë për litër. Kjo ndërhyrje ka efekt të drejtpërdrejtë fiskal dhe tregtar, i cili reflektohet në ulje të konsiderueshme të çmimeve me pakicë të karburanteve, duke zbutur presionin mbi shpenzimet e jetesës dhe duke amortizuar impulset inflacioniste.
Me vazhdimin e kësaj mase, Qeveria demonstron qartë një qasje proaktive dhe të përgjegjshme në menaxhimin e krizës, ku prioritet mbetet mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik.
Gjithashtu, duke pasur parasysh efektet stabilizuese të masave të deritanishme dhe lëvizjet aktuale të çmimeve, Qeveria mori vendim për ndryshimin e Vendimit për zbatimin e normës preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas këtij ndryshimi, norma preferenciale prej 10% do të vazhdojë të zbatohet për benzinat, ndërsa për produktet e tjera kthehet norma e rregullt prej 18%.
