Maqedoni

Stamboll, mblidhen sekretarët e përgjithshëm të parlamenteve

18.04.2026 17:00

Dimovska po merr pjesë në Mbledhjen e Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve...

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, po merr pjesë në Mbledhjen e Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve (ASGP), e cila mbahet në Stamboll të Turqisë, në kuadër të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar.
 
Në Mbledhjen e Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve u zhvilluan diskutime tematike kushtuar çështjeve aktuale me rëndësi për funksionimin e parlamenteve, ndër të cilat: roli i administratës parlamentare në vlerësimin e ndikimit të ligjeve, përforcimi i mbrojtjes së parlamentit si institucion demokratik, si dhe sfidat bashkëkohore që lidhen me organizimin e punës, digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.
 
Në këtë takim, Dimovska prezantoi përvojat dhe aktivitetet aktuale të Kuvendit në drejtim të përforcimit të kapaciteteve institucionale, përmirësimit të standardeve të sigurisë dhe zhvillimit të mekanizmave bashkëkohorë për mbështetjen e procesit ligjvënës dhe mbikëqyrës.