Rajon
Kroacia “rrëzon” Vuçiçin : Po keqinterpreton ujdinë me Tiranën dhe Prishtinën
18.04.2026 17:17
Ministria kroate e mbrojtjes përcolli hapur bindjen e saj se marrëveshja trepalëshe po keqinterpretohet qëllimisht nga Beogradi....

Ministria kroate e mbrojtjes përcolli hapur bindjen e saj se marrëveshja trepalëshe po keqinterpretohet qëllimisht nga Beogradi. Zyrtarët e Zagrebit kanë theksuar se ministri Ivan Anushic e ka sqaruar se dokumenti nuk ka të bëjë me aktivitete luftarake, por shërben si një kornizë bashkëpunimi teknik, shkëmbim dijesh dhe koordinim mes industrive të mbrojtjes për stabilitetin rajonal.
Në deklaratën e ministrisë kujtohet gjithashtu pakti i vitit 2010 mes Serbisë dhe Kroacisë, duke vënë në dukje se presidenti serb qëllimisht nuk po e përmend këtë dokument, i cili është më gjithëpërfshirës dhe më i detajuar se deklarata trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë. Ministria sqaroi për mediat në Prishtinë se “aktivitetet e tyre janë të fokusuara thjesht në mbështetjen e rrugës së Shqipërisë dhe Kosovës drejt institucioneve europiane dhe transatlantike.”
Ajo theksoi gjithashtu se Kroacia, si anëtare sovrane e NATO-s dhe BE-së, ndjek politikën e saj të pavarur dhe mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent rajonal. Sa i përket paralajmërimeve të Vuçic për armatosje të mëtejshme të Serbisë, Ivan Anushic e ka bërë të qartë se vend i tij nuk shqetësohet aspak nga të tilla deklarata.
