Maqedoni
LSDM “kërkon kokën” e Tripunovski
18.04.2026 18:08
LSDM parashtroi interpelancë për punën e ministrit të bujqësisë...

LSDM parashtroi interpelancë për punën e ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit me ujrat, Cvetan Tripunovski, duke e akuzuar për korrupsion, skandale dhe politika të dëmshme në këtë resor.
"Grupi parlamentar i LSDM-së, të gjithë deputetët dhe koalicioni kanë nënshkruar interpelancën për punën e ministrit Tripunovski. Pavarësisht kërkesave të sindikatave dhe shoqatave të partnerëve ekonomiko-socialë, të cilët qartë dhe zëshëm kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Tripunovski, sot kjo është edhe obligimi dhe detyra jonë qytetare si deputetë për të iniciuar procedurën e interpelancës, për të paraqitur të gjitha faktet dhe argumentet dhe për të bërë gjithçka që ky ministër të largohet.", u shpreh Ljupço Nikolloski, deputet i LSDM-së.
Tripunovski: Nisma është jolegjetime
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit Tripunovski, i cili e ka quajtur nismën jolegjitime dhe ka parashikuar dështimin e saj në Kuvend.
“Politikisht nuk ekziston, ndërsa partia ku je vetëm një inventar i zakonshëm, po zhduket ngadalë. Reputacioni juaj po bie aq poshtë sa keni kaluar çdo fund! Interpelanca që ke paraqitur kundër meje është po aq jolegjitime sa je edhe ti jolegjitim në LSDM. Interpelanca do të jetë po aq e pasuksesshme sa ishte mandati yt si ministër i bujqësisë dhe si “antikorruptiv”!”, ka shkruar Tripunovski në Facebook.
