Rajon

Zgjedhjet e teta parlamentare në pesë vite në Bullgari

19.04.2026 11:33

Në Bullgaria po mbahen zgjedhjet e teta parlamentare brenda pesë viteve....

Në Bullgaria po mbahen zgjedhjet e teta parlamentare brenda pesë viteve. A do t’i japin fund paqëndrueshmërisë kronike politike? Po votohet për përbërjen e 52-të të Kuvendit Popullor. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00, ndërsa nëse ka radhë votuesish mund të zgjatet deri në orën 21:00 sipas kohës lokale. Në garë marrin pjesë 24 parti dhe koalicione.
 
Zgjedhjet vijnë pas pesë viteve krize pothuajse të vazhdueshme, gjatë së cilës asnjë qeveri nuk ka përfunduar mandatin e plotë. Në vend të kësaj, vendi ka kaluar përmes qeverive teknike, koalicioneve të brishta dhe aleancave afatshkurtra që shpesh janë shpërbërë për shkak të skandaleve.
 
Sipas sondazheve, prin partia e re “Bullgaria Progresive”, e lidhur me ish-presidentin Rumen Radev.
 
Besimi publik pothuajse është zhdukur, ndërsa pjesëmarrja e votuesve vazhdon të bjerë.