Maqedoni
Zgjedhjet në Bullgari, Mickoski pret qeveri pro-evropiane
19.04.2026 16:06
Mickoski shprehu pritje se qytetarët në Bullgari në zgjedhjet e sotme parlamentare do të zgjedhin kryeministër pro-evropian...

Kryeministri Hristijan Mickoski shprehu pritje se qytetarët në Bullgari në zgjedhjet e sotme parlamentare do të zgjedhin kryeministër, që do të jetë me orientim pro-evropian, të drejtuar drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, në vend drejt çështjeve dypalëshe dhe dedikuar vlerave themelore evropiane.
“Pres që qytetarët në Bullgari, të cilët votojnë në Bullgari do të zgjedhin kryeministër, gjegjësisht kryetar të Qeverisë, që do të jetë me orientim të qartë pro-evropian, me orientim më të mirë fqinjësor, në vend të çështjeve dypalëshe do të përkushtohet në vlerat e vërteta themelore evropiane, të definuar nga Adenauer, Shuman dhe De Gasper shumë moti dhe se si vend-anëtar i BE-së do të jetë promotor i vërtetë i kritereve të Kopenhagës, ndërsa jo i kontesteve dypalëshe, të cilët tani duhet të japin përgjigje të pyetjeve, që janë nga mesjeta. Jam pak i zhgënjyer nga pjesëmarrja e ulët e bullgarëve maqedonas, pasi vetëm 250 bullgarë maqedonas janë të interesuar të marrin pjesë në këto zgjedhje nga ata 200 mijë, sipas Radevit.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
