Rajon

Kosova në kërkim të presidentit, nesër takim i ri mes Kurtit dhe Abdixhikut

19.04.2026 17:34

Të hënën pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku....

Në kuadër të zhvillimeve të fundit në skenën politike të Kosovës, të hënën pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky takim, i cili do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe temë mbetetë çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit.
 
“Ky është një tjetër hap në vazhdën e kontakteve ndërmjet dy liderëve, që synojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit.”, - thonë zyrtarë të LDK-së.
 
Kosova po hyn në një fazë vendimtare për zgjedhjen e presidentit, ndërsa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 28 prill, po afrohet pa një marrëveshje të qartë politike.
 
Nëse deri në fund të afatit nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.
 
Deri më tash, mungesa e konsensusit dhe bojkotimi i seancave nga opozita kanë pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim.