Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me periudha me diell
20.04.2026 08:50
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Nga mesdita do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të shkurtra intensive dhe bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende në pjesët perëndimore herë pas here e përforcuar nga drejtimi perëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 12 deri në 23 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
